Celine Dion rikthehet në skenë pas gjashtë vitesh, nis koncertet në Paris
Pas një pritjeje të gjatë dhe një beteje të vështirë me një çrregullim të rrallë neurologjik, Celine Dion është gati për rikthimin e saj të plotë në skenë. Ylli kanadez i muzikës do të mbajë të shtunën koncertin e parë të serisë së saj prej 26 shfaqjesh në Paris, një rikthim që për shumë fansa dukej për vite me radhë i pasigurt. 58-vjeçarja do të performojë në Plenitude Arena, në periferi të Parisit, në koncertin e saj të parë të plotë që nga momenti kur bëri publike diagnozën me Sindromën e Personit të Ngurtë (Stiff Person Syndrome), një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme që shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme. Gjendja shëndetësore e detyroi këngëtaren të anulonte koncerte dhe për një kohë...
Burimi:
kultplus.com