“Ç’duan t’na trembin me 2 mijë euro?”,Ngjela:Sulmi ndaj SPAK dështoi, aty ku hyn Uashingtoni, nuk hyn dot askush tjetër

“Ç’duan t’na trembin me 2 mijë euro?”,Ngjela:Sulmi ndaj SPAK dështoi, aty ku hyn Uashingtoni, nuk hyn dot askush tjetër

Gjatë përfundimit të intervistës për një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe sulmin e ditëve të fundit në email-et e SPAK. Sipas tij, ishte një sulm i dështuar që nuk pati akses në të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të cenojnë sigurinë kombëtare. “Sulmi, më thanë, ka qenë i dështuar. Dosjet hetimore janë legale, doni t’jua sjell? Ata nuk morën dot platformën e brendshme, raportin midis Kosovës dhe Shqipërisë apo raportin midis Kosovës dhe Perëndimit. Morën diçka që mund ta paguaje dhe 2 mijë euro. Nuk merren ato, se aty ku hyn Uashingtoni, nuk merret dot asgjë...
Burimi: Sot.com.al