Itali/ Një histori identiteti dhe emigracioni në romanin e ri të Leonard Moravës
Në romanin e tij të fundit, “La danza delle pietre bianche”, (Vallëzimi i gurëve të bardhë) botuar nga Marlin Editore, autori shqiptar Leonard Morava ndërthur fatin individual me rrjedhën e historisë së trazuar të Shqipërisë.Protagonisti, Samir, një fëmijë i shitur për një kokë bagëti dhe më pas i birësuar nga një çift i lidhur fort […]
Saz’Iso zbret tingujt e Shqipërisë së Jugut në Prishtinë
Grupi i njohur Saz’Iso ka mbajtur një koncert unik në AMC Hall në Prishtinë, duke sjellë për publikun prishtinas tingujt autentikë të muzikës tradicionale shqiptare. Koncerti u prit me shumë entuziazëm dhe emocion nga të pranishmit.Gjatë shfaqjes, Saz’Iso interpretoi një repertor të pasur këngësh të Shqipërisë së Jugut, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe […]
“Hamleti në fshatin Katran”/ Gjirokastër, versioni i përpunuar i dramës së Shekspirit prek problemet e sotme
Prej dy netësh në Gjirokastër po jepet shfaqja “Hamleti në fshatin Katran”, një vepër që sjell një përpunim satirik dhe komik të dramës klasike të Shekspirit. Me një kast prej rreth 20 aktorësh, nga emra të njohur të skenës shqiptare deri tek figurat e reja , shfaqja ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka nxitur […]
Intervista/ Sfidat e përkthimit të poezisë së Dritëro Agollit në frëngjisht
Poezia është një dritare që të jep mundësinë të kapërcesh përtej kufijve gjuhësorë, dukekrijuar ura mes kulturave dhe kohërave. Është arti i fjalës ai që i jep shpirt letërsisë dhe që e bën një varg të mbijetojë nëpër breza, duke ruajtur fuqinë dhe magjinë e tij, pavarësisht gjuhës në të cilën përcillet.Kur poezia e një […]
Mjeshtri Yzeir Llanaj: Rreziku i polifonisë shqiptare është që nuk ka të ardhme
Polifonia shqiptare ishte në qendër të një aktiviteti, që u zhvillua këto ditë. Rreziku i polifonisë shqiptare është që nuk ka të ardhme, kështu shprehet mjeshtri i polifonisë Yzeir Llanaj, i cili herë pas here ka folur për problemet me të cilat përballen vlerat e trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore. Në intervistën për gazetën “SOT” këngëtari […]
Kongoli: Pikëllohem kur shoh Elbasanin e Kristoforidhit, të drejtohet nga bandat
Nga Liridon MulajI cilësuar si shkrimtari i tranzicionit, ai solli në letërsinë shqipe, realizmin e viteve të vështira të post-komunizmit duke skalitur personazhe atipike për kohën që ndryshe nga soc-reali ndjenin dhimbje dhe pikëllim.Romanet e tij të ndara mes dy kohëve, gjithmonë si kundërthënie e njëra tjetrës, zgjuan dëshirën jo vetëm të lexuesve shqiptarë por […]
“K’cimi i Tropojës”, trashëgimi në UNESCO! Ministri Gonxhja ndan pamjet nga koncerti në TKOB: Moment krenarie
Në Teatrin e Kombëtar të Operës e Baletit është mbajtur mbrëmjen e së shtunës performanca nga “K’cimi i Tropojës” që është në listën e Trashëgimisë Kulturore. Teksa ka ndarë fotot e koncertit, MinistrI i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se ky është një moment krenarie. “Mbrëmje magjike në TKOBAP, ku festuam K’cimin e […]
Festivali i Librit Shqip në Montreal, një festë për gjuhën dhe letërsinë shqipe
Këtë të diel, komuniteti shqiptar i Montrealit do të mblidhet për të festuar gjuhën dhe kulturën përmes librit, në kuadër të Festivalit të Librit Shqip – Montreal 2025.Në një bashkëpunim mes Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit, Shoqatës Shqiptare Kosova-Montréal dhe Albanian Canadian Development Alternative (ACDA), festivali pritet të sjellë rreth 670 tituj dhe mbi 2,500 […]
Aranit Hoxha rrëfen misionin e veçantë: Të ruajmë muzikën tonë dhe të afrojmë…
Në koncertin festiv kushtuar Tropojës, solisti Aranit Hoxha sjell një kolazh të ri këngësh, që do të këndohet për herë të parë në këtë shfaqje. Ai e konsideron këtë moment si një emocion të veçantë dhe të shumëpritur, duke theksuar se motive nga Tropoja kanë qenë gjithmonë pjesë e repertorit të Ansamblit, të punuara nga […]
Ermal Meta pas një historie të vështirë adopton dy vajza shqiptare
Në një intervistë të gjatë për “Vanity Fair”, këngëtari dhe kantautori i njohur Ermal Meta rikthehet te rrënjët e tij shqiptare dhe ndan reflektime të thella mbi jetën personale, shoqërinë dhe rolin e muzikës në kohët moderne. Ndërsa përgatitet të ngjitet sërish në skenën e Concertone-s së 1 Majit në Itali, Meta shfaq një ndjeshmëri […]