“Djemtë vezullues”/ Komedia e amerikanit Neil Simon çeli sezonin e ri teatror në Vlorë
Djemtë vezullues , komedia e amerikanit Neil Simon, është ngjitur mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit “Petro Markos”, duke çelur kështu sezonin e ri teatror në Vlorë. Me regji të Roland Mingës në interpretimin e Artan Islamit, Astrit Hasanit, Alba Shtëmbari dhe Matilda Avdulit, shfaqja është ndjekur nga artdashës të shumtë vlonjatë. Pjesa […]
15 Ditë Prill/ Vepra që përball të shkuarën me të tashmen është një ftesë për reflektim! 12 aktorë sjellin 50 personazhe në Teatrin Kombëtar
“15 Ditë Prill” është shfaqja që i flet të shkuarës por bazohet te e tashmja, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen. Vepra e Anisa Markarian vjen në skenën e teatrit nga regjisorja Driada Dervishi, që për gati 100 minuta përshkruan festimet diktatorit. Një qytet-bunker, që pretendon të mbrojë, por në të vërtetë asfikson personazhet… “Kur […]
“Karnavalet” rikthehen në Teatrin e Operas dhe Baletit! Opereta e kompozitorit Avni Mula na kthen pas në Korçën e viteve ’30
Merr një maskë me vete dhe eja të shijosh Karnavalet. Është kjo ftesa që vjen nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Opereta e kompozuar nga Avni Mula rikthehet në skenë në datat 24-26 mars me regjinë e vajzës së tij, Inva Mulës dhe nën dirigjimin e Elda Laros. Nga qyteti i zanafillës, […]
Koncert recital/ Në teatrin “Migjeni” me kryeveprat e muzikës botërore dhe shqiptare
Në skenën e Teatrit “Migjeni”, dy emra të shquar të muzikës shqiptare, pianistja Fatma Spahiu dhe violinisti Lorenc Radovani, erdhën me një koncert recital. Publiku shijoi një mbrëmje të veçantë, ku repertori i përzgjedhur përfshiu kryevepra të muzikës botërore dhe shqiptare, ndër të cilat spikati vepra e Çesk Zadejës ndërsa kulmi i mbrëmjes ishte premiera […]
Letërsia shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig/ Ministri gjerman i Kulturës, i apasionuar pas Kadarasë! Lobim që Kosova të bëhet pjesë e Tradukit
Në Lajpcig të Gjermanisë po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Librit, një nga më të mëdhenjtë në botë, pjesë e të cilit që prej vitit 2015 janë edhe shkrimtarët shqiptarë përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në eventin që bën bashkë mijëra lexues anembanë botës, stenda e autorëve tanë ngjalli interesin e ministrit gjerman të […]
Kuarteti “IBERIA” nga Spanja, koncert në skenën e Universitetit të Arteve
Vepra të autorëve të njohur u sollën në koncertin e kuartetit “IBERIA nga Spanja. Koncerti në sallën e madhe të Universitetit të Arteve në Tiranë mblodhi dashamirësit e muzikës. Koncerti i kuartetit “IBERIA” u realizua në kuadër të projektit “MeritaPlatform”, ku pjesë e partnerëve është edhe Universiteti i Arteve në Shqipëri. Programi muzikor në koncertin […]
Hartimi i PMI për Beratin e Gjirokastrën, grupi i punës takime me institucionet dhe inspektim në sitet e trashëgimisë
Nga Julia Vrapi Në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar për qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, grupi i punës ka nisur takimet me institucionet lokale, por ka vijuar dhe inspektime në terren. Ky proces është i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe […]
Grupi “Shkodra Elektronike” përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision”, në skenë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj
Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” është përfaqësimi i Shqipërisë në “Eurovision Song Contest 2025” , në Bazel, Zvicër. Gara e këtij festivali që mbahet në Basel të Zvicrës do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, që mbahen më 13 dhe 15 maj dhe një finale më 17 maj 2025. Tre netët e “Eurovisionit” do të […]
“Viti arkeologjik 2024”, studiuesit paraqesin punimet dhe prezantohet harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar
Nga Julia Vrapi Ekspeditat arkeologjike gjatë vitit të kaluar dhe puna kërkimore shkencore e tre departamenteve të Institutit të Arkeologjisë mblodhi studiues e arkeologë. Konferenca shkencore “Viti arkeologjik 2024” prezantoi rezultatet e punës së vitit të kaluar, ku ekspedita arkeologjike janë zhvilluar për realizimin e projekteve me perspektivë shumëvjeçare si Lini, Butrinti, Finiqi, Bylisi, Apolonia, […]
Qendër memoriale për At Gjergj Fishtën, por pa ‘gjurmë’ të tij
Rruga që përshkon kodrat e fshatit Fishtë në Lezhë rizgjohet herë-pas-here nga tabelat informuese, që të kujtojnë gjurmët e rilindasit At Gjergj Fishta. Në këtë itinerar historik, shtëpia, muzeu dhe më pas një kullë e gurtë, e ftohtë, shfaqen si pika referimi, me memorialin e sapopëruruar të poetit kombëtar në qendër. E konceptuar si një […]