102-vjeçari ngjit malin 3 776 metra të lartë
Alpinisti 102-vjeçar Akuzawa Kokichi në Japoni ka hyrë në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness” si personi më i vjetër që është ngjitur në malin Fuji, i cili është 3 776 metra. Akuzawa dhe ekipi i tij qëndruan në kamp për dy net para se të arrinin në malin më të lartë të Japonisë në 3 […]
Rritje e numrit të vizitorëve në Muzeun Etnografik të Elbasanit
Muzeu Etnografik në Elbasan, i shpallur Monument Kulture kategoria e I, po tërheq vizitorë vendas e të huaj, duke u ofruar një përvojë autentike në rrënjët e historisë, kulturës dhe jetesës tradicionale të qytetit. Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja përcolli sot një video nga ambientet e brendshme të këtij muzeu, i mbushur plot […]
Rikthehet Panairi i Artizanit në Gjirokastër, mjeshtërit e punimeve rikthejnë atmosferën mesjetare të pazarit
Pazari karakteristik i Gjirokastrës është kthyer këtë fundjavë në një skenë të gjallë të artizanatit shqiptar. Për tri ditë me radhë, dhjetëra artizanë nga zona të ndryshme të vendit kanë ekspozuar punimet e tyre në Panairin e Artizanatit, duke rikthyer atmosferën mesjetare të pazarit si qendër prodhimi, zejesh dhe shkëmbimesh. Punimet e ekspozuara përfshijnë teknika […]
Vdes Graham Greene, shamani te “Vallëzim me ujqërit”
Aktori kanadez Graham Greene, i cili u bë i famshëm për rolin e tij si shamani Lakota Sioux Kicking Bird në filmin fitues të çmimit Oscar të vitit 1990 “Dances with Wolves”, ka vdekur në moshën 73 vjeç në një spital të Torontos pas një sëmundjeje të gjatë. “Ai ishte një njeri i madh me […]
Jo vetëm krom: ç’paska tjetër nëntoka e Bulqizës…
Bulqiza e njohur për një nëntokë kromi duket se mban në barkun e saj dhe një pasuri arkeologjike unike. Një zbulim i fundit, kumtuar për publikun nga ministri Gonxhe, duket se e dëshmon këtë. Më konkretisht, në Strikçan të Bulqizës është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri. Sipas ATSH-së, ky zbulim, […]
Gjendet një pikturë e famshme e vjedhur nga nazistët
Autoritetet argjentinase njoftuan sonte se kishin rikuperuar pikturën ikonike të vjedhur dekada më parë nga nazistët në Holandë. Policia kishte kontrolluar më parë disa shtëpi në qytetin bregdetar të Mar de Plata, duke kërkuar për veprën e artit. Është një portret i Konteshës Colleoni, nga piktori italian i shekullit të 18-të Fra Gallario (Giuseppe Ghislandi). […]
“Kush të lëvdon ballafaqas, të kafshon pas shpine”
Giulio Cesare Croce (1550-1609) ishte një shkrimtar italian, aktor dhe producent. Djali i një kovaçi dhe vetë një farkëtar, pas vdekjes së babait të tij, xhaxhai i tij ja vazhdoi edukimin kulturor. Ai u largua gradualisht nga biznesi familjar për të ndjekur pasionin e tij. Ai kishte pak trajnime zyrtare ose mësues dhe prandaj mund të […]
“Vendi më i humbur në Shqipëri”, fitues i edicionit të 12-të të “KoKo Fest”
Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo Fest” përmbylli mbrëmë në Korçë në një atmosferë të jashtëzakonshme arti dhe emocionesh, edicionin e tij të 12-të. Festivali ngjiti në skenë një program të larmishëm me shtatë shfaqje, ku morën pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia. Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo tha se “nata përmbyllëse […]
Përfundon “Koko Fest” – Triumfon teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrësi rrëmben pesë çmime në festival
Shfaqja e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit “Vendi më i humbur në Shqipëri” ka rrëmbyer pesë çmime në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë në Korçë, duke përfshirë çmimin e shfaqjes më të mirë, regjia më e mirë për Andia Xhungën, aktori protagonist më të mirë që është dhënë për Gentian Zenelaj, çmimi i aktorit të ri […]
131 vite nga vdekja e Anton Santorit, shkrimtari i shquar arbëresh
Francesco Antonio Santori ishte një shkrimtar, poet dhe dramaturg me prejardhje arbëreshe. Drama e tij “Emira” konsiderohet të jetë drama e parë origjinale shqiptare e shkruar ndonjëherë. Santori lindi më 16 shtator 1819 në Santa Caterina Albanese, një qytet arbëresh në provincën e Kozencës, Italia jugore. Më 1835 në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç ai vendosi të bëhej […]