Aktualitet

87693 rezultate u gjendën

  1. No Image Available

    Berisha paralajmëron mazhorancën: Përplasja me protestuesit do të ketë pasoja

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend shqyrtimin dhe votimin e aktit normativ që lidhet me protestat, duke argumentuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e një pjese të zbatimit të tij nuk lejon vijimin e procedurave parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se shqyrtimi i aktit pas vendimmarrjes së Kushtetueses […]

  2. No Image Available

    Gjiro, dhjamë dhe mish pule/ AKU bllokon mbi 2 tonë mish, gjobitet subjekti me 1 milion lekë

    Mbi 2 tonë produkte mishi janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në një subjekt të përpunimit të mishit në Fier, pas konstatimit të shkeljeve higjieno-sanitare dhe mungesës së gjurmueshmërisë së produkteve. Gjatë kontrollit në subjektin “R. Sauli”, inspektorët bllokuan gjithsej 2.089 kilogramë produkte, të ndara në 1.629 kilogramë gjiro, 100 kilogramë dhjamë derri dhe […]

  3. Reshjet e shiut nuk i ndalojnë protestuesit, vijojnë protestën para Kryeministrisë

    Reshjet e shiut nuk i ndalojnë protestuesit, vijojnë protestën para Kryeministrisë

    Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte përpara Kryeministrisë, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Kjo shënon ditën e 180-të të protestës, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestuesit kanë përsëritur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme dhe […]

  4. “Rama në burg, Berisha në burg”/ Braçe ia “përplas në fytyrë” Berishës në Kuvend

    “Rama në burg, Berisha në burg”/ Braçe ia “përplas në fytyrë” Berishës në Kuvend

    Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe janë përfshirë në replika të ashpra në Kuvend, lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër Qeverisë. Duke e quajtur Berishën me ironi një ‘luan’, Braçe i përmendi ish-kryeministrit thirrjet e protestuesve në Tiranë ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’. “Luanin që sapo dëgjova nuk arrij ta kuptoj pse […]

  5. Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit që bllokojnë rrugët, studentët: Fitore para 28 Nëntorit

    Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit që bllokojnë rrugët, studentët: Fitore para 28 Nëntorit

    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën për pezullimin e dispozitës që parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve. Vendimi është marrë më 26 nëntor, me shumicë votash, ndërsa shqyrtimi i çështjes do të bëhet me përparësi. Lajmi është bërë i ditur nga studentët, të cilët së bashku me disa organizata kanë kundërshtuar aktin […]

  6. Automjeti përplas dy këmbësorë në Roskovec, plagosen 67-vjeçari dhe 62-vjeçarja

    Automjeti përplas dy këmbësorë në Roskovec, plagosen 67-vjeçari dhe 62-vjeçarja

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë, një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare. Sipas njoftimit të Policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 17:30. Si pasojë, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen nën kujdesin e mjekëve. […]

  7. Paraburgimi i Veliajt ngrihet në Parlamentin holandez, ministri i Jashtëm: Jemi në ndjekje të çështjes

    Paraburgimi i Veliajt ngrihet në Parlamentin holandez, ministri i Jashtëm: Jemi në ndjekje të çështjes

    Henk Vermeer HOLLANDË- Paraburgimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e debatit për zgjerimin e Bashkimit Europian në Parlamentin e Holandës. Deputeti Henk Vermeer ka kërkuar shpjegime nga ministri i Jashtëm Tom Berendsen lidhur me qëndrimin e qeverisë holandeze për këtë çështje. Gjatë diskutimit Vermeer ka ngritur pikëpyetje mbi përputhjen e paraburgimit […]

  8. “Ke 500 m2 apartament”, Balla i përgjigjet Shehajt: Është i bankës, e kam me kredi deri në 2044 (VIDEO)

    “Ke 500 m2 apartament”, Balla i përgjigjet Shehajt: Është i bankës, e kam me kredi deri në 2044 (VIDEO)

    taulant balla-agron shehaj TIRANË- Një përplasje e ashpër u regjistrua në Kuvend mes kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit Agron Shehaj. Gjithçka nisi pas akuzave të këtij të fundit, për pasurinë e Ballës dhe pretendimeve se zotëron një apartament prej 500 metrash katrorë. “Flet Taulanti për pasuritë e mia, Taulanti. Taulant po […]

  9. “Luani trim që…”- Berisha përplaset me Braçen: Shko vish fustanin e Elisa Spiropalit

    “Luani trim që…”- Berisha përplaset me Braçen: Shko vish fustanin e Elisa Spiropalit

    sali berisha-erion brace TIRANË- Replika të ashpra janë shkëmbyer në Kuvend mes kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Erion Braçe. Shkak e përlasjes mes tyre janë bërë protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë, ndërsa në debat është përfshirë edhe protesta e paralajmëruar për 28 nëntorin. Gjatë fjalës së tij, Braçe iu drejtua me ironi […]

  10. Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit

    Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, hiqen gjobat për pengimin e qarkullimit

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë pjesërisht zbatimin e aktit normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, të Këshillit të Ministrave, i cili ndryshon ligjin “Për tubimet”.Vendimi u mor më 26 nëntor, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga disa organizata të shoqërisë civile dhe grupime studentore, të cilat kanë kërkuar edhe shfuqizimin e plotë […]