Kushtetuesja pezullon gjobat për protestuesit që bllokojnë rrugët, studentët: Fitore para 28 Nëntorit
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën për pezullimin e dispozitës që parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve. Vendimi është marrë më 26 nëntor, me shumicë votash, ndërsa shqyrtimi i çështjes do të bëhet me përparësi. Lajmi është bërë i ditur nga studentët, të cilët së bashku me disa organizata kanë kundërshtuar aktin normativ që ndryshoi ligjin për tubimet. Sipas tyre, Gjykata ka pezulluar zbatimin e dispozitës që parashikon gjobitjen e personave që marrin pjesë në bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Studentët e kanë cilësuar vendimin si një fitore përpara protestës së paralajmëruar më 28 Nëntor, duke theksuar se kërkesa e tyre në Gjykatën Kushtetuese synon shfuqizimin e të gjithë aktit normativ. Në reagimin e tyre, ata nënvizojnë se vendimi nuk është përfundimtar...
Burimi:
ntv.al