Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër
POLICIA E SHTETIT Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., 30 vjeç, banues në Gostivar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime […]
Kapet 32-vjeçari në Elbasan/ Në kërkim për drogë, ndalohet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari. Në momentin e ndalimit, ai iu ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore, një foto të lejes së drejtimit të një shtetasi tjetër. Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë […]
Vera sjell probleme tek të vegjlit/ Pediatria në alarm, 200 fëmijë paraqiten çdo ditë, nevoja për shërbime
Afro 200 fëmijë në ditë paraqiten në urgjencën e shërbimit të pediatrisë në QSUT nga të cilët 12% e tyre kanë nevojë të shtrohen në spital. Ndonëse nuk ka grip apo infeksion-ar respirator të shtuar, vera sjell gastroenterite të shpeshta sidomos te fëmijët e vegjël. Dr. SHk. Albert Lama-shef i shërbimit të urgjencës pediatrike QSUT: […]
SPAK zbardh rast të ri korrupsioni / Meta nga burgu: Duan të më mbajne me zor çift me Kryemadhin me forcë
Ilir Meta reagon pasi SPAK zbuloi një tjetër episod të dyshuar korrupsioni. Reagimi i plotë i Ilir Metës Në respekt të qytetarëve, të cilëve u kam shërbyer edhe si President i Republikës, edhe si Kryeministër edhe si Kryetar i Kuvendit, edhe në funksione të tjera ekzekutive dhe parlamentare, distancohem me neveri nga dizinformacionet e shpërndara […]
Berisha: Rama shtetëzoi dhe manipuloi votën e diasporës
Në konferencë për mediat nga Selia Blu, Sali Berisha denoncoi sot atë që e quan manipulim të votave në diasporë. Sipas kryedemokratit ajo që ndodhi “është e paprecedentë”. “Shqipëria kishte mbetur i vetmi vend në të cilin njëlloj si në ditët më të zeza të komunizmit, shqiptarëve jashtë vendit nuk u lejohej të votonin, pavarësisht […]
Rriten temperaturat, fundjava perfekte për plazh
Fundjava, ndryshe nga e premtja, sjell mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të Shqipërisë. E shtuna do të nisë me diell dhe temperatura të përshtatshme për plazh në zonat bregdetare. “Për sa i përket fundjavës, përmirësohet dukshëm moti. Parashikohet që e shtuna dhe e diela të kenë kryesisht diell, vranësira të lehta dhe […]
Berisha: Do të nisim të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të nisin të gjitha format e domosdoshme të protestave në Shqipëri dhe në botë. Duke folur sërish për rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tha se vendi ndodhet në një situatë ku “farsa elektorale” duhet të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht. “Pa asnjë mëdyshje, do nisin të gjitha format […]
A do e bojkotojë PD parlamentin e ri?Berisha: Çdo opsion në tavolinë!Beteja në çdo..
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljen për mediat ditën e sotme u pyet nëse opozita do të bojkotojë parlamentin e ri në shtator. Në këtë konferencë para gazetarëve, ai deklaroi se çdo opsion sipas tij është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer. “Do bojkotoni Parlamentin […]
Punonjësi i policisë bashkiake dhunoi një qytetar, reagon policia e Beratit
Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për […]
Dy aksidente të njëpasnjëshme në autostradën Tiranë-Durrës, përfshihen 8 automjete! Krijohen radhë të gjata trafiku
Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Të përfshira janë 8 automjete, teksa raportohet vetëm për dëme materiale. Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata trafiku. Top Channel