Cassano zbulon “skandalin” e saunës te Real Madridi: Urinova mbi gurët e nxehtë…

Cassano zbulon “skandalin” e saunës te Real Madridi: Urinova mbi gurët e nxehtë…

Antonio Cassano ka rrëfyer një nga historitë më absurde të periudhës së tij te Real Madridi, duke pranuar një “budallallëk” që, sipas tij, nuk kishte dalë kurrë në media: “Po ju tregoj këtë, që nuk ka dalë kurrë në gazeta. Isha në Madrid, në stadiumin e Realit, dhe shkova të bëja saunë. Në saunë, herë pas here duhet të hedhësh ujë mbi gurët e nxehtë për të krijuar avull, vetëm se mua nuk më bëhej të dilja çdo herë për të marrë ujë. Atëherë i thashë fizioterapistit, Italo Galbiati: ‘Italo, shko mbush ujë!’ Ai më tha: ‘Jo, jo, do të marr pak ajër jashtë dhe pastaj do të kthehem’. Unë, që jam një idiot i madh, çfarë bëra? Urinova direkt mbi gurët e saunës. Hyj brenda,...