Carrick: Ky ishte një hap në drejtimin e duhur, ka më shumë përkushtim dhe dëshirë për fanellën

Carrick: Ky ishte një hap në drejtimin e duhur, ka më shumë përkushtim dhe dëshirë për fanellën

Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, ka mbetur i kënaqur nga barazimi 1-1 që skuadra e tij arriti dje ndaj Leeds jashtë fushe në Premier League. Ai e konsideron këtë pikë sit ë rëndësishme dhe si një pikë kthese për të ardhmen. “Sigurisht që ishte një hap në drejtimin e duhur. Nëse ka ndonjë dobësi, ajo do të dilte në pah. E ndjeja para ndeshjes se lojtarët ishin gati. Nuk ishte e përsosur. Vetëbesimi ynë nuk është në nivele shumë të larta, por lojtarët u përpoqën të bënin gjërat e duhura”, tha Carrick. Më tej, ai shtoi: “Në momente të caktuara dukeshim vërtet mirë. U mbrojtëm shumë mirë si ekip. Rivalët kanë një skuadër shumë e mirë. Të vënë në provë dhe të krijojnë shumë...