Cardi B paditet nga një fanse, pretendon se u godit me mikrofon gjatë koncertit në Las Vegas

Cardi B paditet nga një fanse, pretendon se u godit me mikrofon gjatë koncertit në Las Vegas

Një grua nga Ohio ka ngritur një padi ndaj reperes së njohur Cardi B, duke pretenduar se është goditur me forcë nga një mikrofon i hedhur prej saj gjatë një performance në Las Vegas, në korrik të vitit 2023. Padia është depozituar në Gjykatën e Tetë Gjyqësore të Qarkut Clark në Nevada, dhe gruaja, e identifikuar si Jane Doe, pretendon se incidenti ndodhi gjatë koncertit të Cardi B në Drai’s Beachclub më 29 korrik 2023. Ajo thotë se ndodhej në udhëtimin e saj të parë vetëm në Las Vegas dhe kishte marrë pjesë në performancën e reperes. Sipas dokumenteve ligjore,...