Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Cañizares shpë*then ndaj Ter Stegen: Me këtë sjellje të padenjë nuk e meriton të jetë kapiten
Ish-portieri i Valencias dhe përfaqësueses spanjolle, Santiago Cañizares, ka kritikuar ashpër Marc-André ter Stegen për mënyrën si po sillet në marrëdhënien e tensionuar me Barcelonën. Në emisionin “El Partidazo de COPE”, Cañizares komentoi vendimin e klubit katalanas për t’i hapur një procedim disiplinor portierit gjerman dhe mundësinë që atij t’i hiqet shiriti i kapitenit, pasi ky i fundit refuzoi të firmosë raportin mjekësor, pas operacionit në shpinë. Cañizares u shpreh: “Një kapiten përfaqëson lojtarët në fushë dhe në tryezën e negociatave. Nuk mund të jetë dembel, të krijojë atmosferë të keqe apo të jetë egoist. Ai duhet të jetë shembull, t’i ftojë të gjithë në angazhim, në frymën e grupit dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Nëse e krijon vetë konfliktin me klubin, atëherë...