Camus mbetet një nga shkrimtarët më të rinj që fitoi Nobelin
Albert Camus mbetet një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe mendimit evropian të shekullit XX, ndërsa në vitin 1957 u bë një nga laureatët më të rinj të Çmimit Nobel në Letërsi. Në moshën 44-vjeçare, ai u nderua për veprën e tij letrare, e cila, sipas motivacionit të Akademisë Suedeze, me seriozitet dhe qartësi ndriçonte problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës. Camus lindi në Algjeri në vitin 1913 dhe u rrit në një familje me kushte modeste. Përvoja e jetës në Algjeri, lufta, varfëria dhe përplasjet politike e shoqërore të kohës do të ndikonin më vonë në mënyrën se si ai do ta trajtonte njeriun, lirinë dhe përgjegjësinë morale. Romani “I Huaji” (“L’Étranger”), botuar në vitin 1942, ishte vepra që e bëri Camus-në...
Burimi:
kultplus.com