Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Calafiori jep “kushtrimin” axurr: E papranueshme që Italia të mungojë sërish në Botëror
“Do të jetë një sezon i madh për Riccardo. Dua vetëm që ai të jetë në dispozicion dhe të luajë në nivelin e tij, sepse transmeton atë energji që i duhet skuadrës”. Këto janë fjalët e Mikel Artetës për Riccardo Calafiori. Ish-mbrojtësi i Bologna buzëqesh dhe përgjigjet. “Sezonin e kaluar më ndalën dëmtimet, sepse në ndeshjet ku kam luajtur mendoj se kam dhënë gjithmonë përgjigjen e duhur. Pikërisht për këtë tani mendoj vetëm të punoj mirë dhe të arrij formën më të mirë. Jam gati”, – tha ai për “Gazzetta dello Sport”. Përshtatja me Premier League nuk ka qenë problem...