C. S. Lewis, shkrimtari që përmes Narnisë fitoi famë botërore
29 November, 2026 - 19:21 Shkrimtari irlandez Clive Staples Lewis, i njohur me emrin C. S. Lewis, lindi më 29 nëntor 1898 në Belfast të Irlandës së Veriut. Ai ishte një nga autorët dhe studiuesit e njohur të letërsisë së shekullit XX, ndërsa krijimtaria e tij përfshinte letërsinë fantastike, kritikën letrare dhe shkrimet teologjike. Emri i tij u bë i njohur veçanërisht përmes serisë “Kronikat e Narnisë”, e cila përbëhet nga shtatë libra dhe konsiderohet ndër veprat më të njohura të letërsisë për fëmijë. Historia e kësaj bote imagjinare u përshtat edhe në filma, duke arritur një audiencë të gjerë ndërkombëtare. Gjatë karrierës akademike, Lewis ligjëroi në Universitetin e Oksfordit dhe më vonë mbajti pozitën e profesorit të letërsisë mesjetare dhe të Rilindjes në Universitetin...
Burimi:
kultplus.com