Flamuri shqiptar valëvitet në Boston dhe Connecticut, shqiptarët festojnë 114-vjetorin e Pavarësisë në SHBA

Flamuri shqiptar valëvitet në Boston dhe Connecticut, shqiptarët festojnë 114-vjetorin e Pavarësisë në SHBA

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka festuar 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë me aktivitete festive dhe ceremoniale në Boston, Massachusetts, dhe në Waterbury, Connecticut, ku flamuri kuqezi u ngrit në nderim të kësaj date historike. Në Boston, dhjetëra shqiptarë u mblodhën pranë Bashkisë së qytetit, ku flamuri shqiptar valëviti në një ceremoni solemne, që bashkoi komunitetin në nderim të historisë dhe identitetit kombëtar. Aktiviteti nisi me interpretimin e himneve kombëtare të SHBA-së dhe Shqipërisë. Programi artistik u pasurua nga Ansambli “Amantia”, si dhe interpretimet e artistëve Vendim Kapaj dhe mjeshtrit të polifonisë Nazif Çela, të cilët sollën këngë dhe motive të traditës shqiptare. Një nga organizatorët e aktivitetit, Mentor Maksutaj, theksoi rëndësinë e bashkimit të komunitetit shqiptar dhe ruajtjes së gjuhës, kulturës...