Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Përfundon plotësisht Bypass-i i Vlorës dhe u ofrohet përdoruesve të rrugës në 29 kilometrat e tij, me standarde të larta sigurie. Ai është kthyer në një zgjidhje për trafikun në Vlorë gjatë sezonit turistik prej 3 vitesh. Konkretisht, kryeministri Edi Rama publikoi pamjet në rrjetet sociale nga ky bypass, i cili është ndërtuar me standardet më të mira. Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona që përshkon rruga është kthyer në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit evropian.