Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe vrasës për pluralizimin
👁9739
Teksa ndërkombëtarët insistojnë për miratimin e një reforme të re elektorale gjithpërfshirëse, shtatori duket se do të ulë në dialog palët politike. Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë. “Ne sot kemi një sistem zgjedhor të Edi Ramës e Damian Gjiknurit që masakron votën e shqiptarëve, të opozitës dhe partive të vogla, duke vrarë pluralizmin politik. Nuk do mjaftojë rregullimi i rregullave për kuotën gjinore, financimin e partive, numërimin etj, nëse ne nuk ndryshojme patjetër këtë sistem...