Buxhetimi me pjesëmarrje në Funar, investimet në turizëm dhe rruga e re Dopaj–Branesh në fokus
Buxhetimi me pjesëmarrje në Njësinë Administrative Funar vijon të sjellë në vëmendje investimet e realizuara, projektet në zhvillim dhe ndërhyrjet e planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e turizmit. Gjatë takimit me banorët, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, prezantoi punën e bërë në zonë, me fokus të veçantë te turizmi liqenor dhe sportet e aventurës, si dhe te ndërtimi i aksit të ri rrugor Dopaj–Branesh. Funari po zhvillohet gjithnjë e më shumë si një destinacion për turizmin e aventurës, falë investimeve të Bashkisë Elbasan dhe projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian. Pas përfundimit të Info Point-it dhe pistës së parashutizmit, po punohet për krijimin e një këndi aventurash dhe hapësirave të dedikuara për vizitorët, të cilat do të mbështesin aktivitetet sportive dhe turistike...
Burimi:
kohajone.com