BUXHETI FAMILJAR NË PRESION/ USHQIMET HANE POTHUAJSE GJYSMEN E PARAVE
Çmimet e larta po mbajnë ushqimet në krye të shpenzimeve të familjeve shqiptare. Të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se një familje shpenzoi mesatarisht 37 mijë e 859 lekë në muaj për ushqime dhe pije joalkoolike. Kjo shumë përbën 39.8% të të gjithë buxhetit mujor të konsumit, duke shënuar një rritje të lehtë nga 39.6% që ishte një vit më parë. Brenda shportës ushqimore, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2% të shpenzimeve. Pas tyre renditen mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%. Në total, një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 95 mijë e 227 lekë në muaj për konsum gjatë vitit 2025, 2.3% më shumë se një vit më parë. Familja mesatare e...
Burimi:
ntv.al