Buxheti 2027, qytetarët japin më shumë, por përfitojnë më pak

Buxheti 2027, qytetarët japin më shumë, por përfitojnë më pak

Buxheti i vitit 2027 do të mbështetet gjithnjë e më shumë te taksat mbi konsumin, që përballohen kryesisht nga qytetarët, ndërsa në shpërndarjen e fondeve publike, përparësi vazhdojnë të kenë investimet në infrastrukturën fizike, përkundrejt financimit relativisht të ulët të arsimit dhe të shëndetësisë. Teksa konsumatorët do të kontribuojnë më shumë në rritjen e të ardhurave fiskale, shërbimet publike që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor nuk po përfitojnë të njëjtin ritëm zgjerimi të fondeve. Sipas treguesve fiskalë nga projektbuxheti 2027, nga çdo 100 lekë të ardhura tatimore që qeveria parashikon të mbledhë në vitin 2027, rreth 42 lekë do të vijnë vetëm nga TVSH-ja dhe akcizat, kundrejt 40 lekëve në vitin 2026. Në të kundërt, pesha e tatimit mbi...