Buxheti 2027 në Kuvend/ Ibrahimaj prezanton masat për pensionet, pagat dhe uljen e TVSH-së për 54 ushqime bazë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot projektbuxhetin e vitit 2027 për dikasterin që drejton, duke vënë theksin te rritja e të ardhurave, mbështetja për pensionistët, indeksimi i pagave dhe lehtësimi i kostos së jetesës për familjet shqiptare. Përmes një reagimi në rrjetet sociale pas prezantimit, ministrja Ibrahimaj detajoi shtyllat kryesore të ndërhyrjeve financiare dhe fiskale të parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Pensionet dhe indeksimi Parashikohet një fond prej 24 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve dhe dyfishimin e shtesave mujore për pensionistët. Shporta ushqimore Propozohet ulja e shkallës së TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore bazë, me synim uljen e shpenzimeve të përditshme të konsumatorëve. Lehtësimi i tatimit mbi pagat Rreth 32,200 të punësuar pritet të përfitojnë...
Burimi:
javanews.al