Buxheti, Tabaku: Qytetarët nuk morën sërish përgjigje, qeveria bën veshin e shurdhët

Buxheti, Tabaku: Qytetarët nuk morën sërish përgjigje, qeveria bën veshin e shurdhët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishani në RTSH24, ka ngritur shqetësimin se projektbuxheti dhe paketa fiskale nuk i japin asnjë përgjigje problemeve reale të qytetarëve dhe sipërmarrjes. Duke u ndalur te pikëpyetjet e mëdha të familjeve shqiptare, Tabaku theksoi se qytetarët presin përgjigje për këto pyetje: “Çfarë do të ndodhë me xhepin e tyre? Çfarë do të ndodhë me çmimet? Çfarë do të ndodhë me taksat? Çfarë do të ndodhë me faturat? Çfarë do të ndodhë me të ardhurat? Dhe këto pyetje përsëri sot dështuan që të marrin përgjigje, pavarësisht insistimeve dhe pavarësisht edhe punës që është bërë nëpër komisione” Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq pasi qytetarët nuk gjejnë përfaqësim te politika, ndërsa...