Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia hedh poshtë akuzat për dhunë ndaj protestuesit: Në spital tha se e goditën persona të panjohur

Policia e Tiranës ka reaguar këtë të mërkurë zyrtarisht duke hedhur poshtë pretendimet e protestuesit me iniciale E. Gj., i cili ka akuzuar efektivët për ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe në zyrën e shefit të këtij komisariati, pasi është shoqëruar gjatë protestës në Tiranë. Sipas njoftimit, policia sqaron se E. Gj. është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin Nr. 1 dhe në përfundim të veprimeve është proceduar penalisht në gjendje të lirë për pesë vepra penale. Ndërkohë, ditën e sotme, E. Gj. është paraqitur në spital i lënduar në njërin sy, ku policia bën me dije se ai ka deklaruar se është dhunuar nga persona të panjohur. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Në lidhje me...