Nga aeroportet te NSA dhe bankat, çfarë fshihet pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme në SHBA?
Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Jay Clayton, deklaroi të mërkurën se ndërprerjet e njëpasnjëshme të sistemeve kritike gjatë javës së fundit nuk kanë qenë rezultat i një sulmi të koordinuar kibernetik apo i ndërhyrjes së një shteti të huaj. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, Clayton tha se, pas verifikimeve, është arritur në përfundimin se bëhet fjalë për defekte të ndara teknike, të lidhura me mirëmbajtjen dhe ndryshimet në sisteme. Ai pranoi se koha e njëpasnjëshme e këtyre incidenteve ngre pikëpyetje dhe se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime. Megjithatë, sipas tij, deri tani nuk ka prova që ato të kenë qenë pjesë e një sulmi të organizuar. Clayton paralajmëroi gjithashtu se kërcënimet nga Irani janë...
Burimi:
javanews.al