Miratohet Buxheti rekord prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027, 80 vota pro edhe për Paketën Fiskale
Kuvendi, pak pas mesnate, miratoi në parim me 80 vota projektbuxhetin për vitin 2027, i cili synon rritje ekonomike të qëndrueshme, shpërndarje të mirëqenies për qytetarët, si dhe mbrojtjen e kategorive sociale. Projektbuxheti i vitit 2027 arrin në mbi 10 miliardë euro, duke u cilësuar si buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë në vend. Ai garanton rritjen e mbështetjes financiare në të gjithë sektorët, me fokus të veçantë te mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe siguria e vendit. Ky projektbuxhet qëndron mbi tri shtylla të forta: mirëqenien sociale dhe mbrojtjen për qytetarët; stabilitetin fiskal dhe financat publike të qëndrueshme; investimet, reformat dhe proceset integruese në Bashkimin Europian. Në vijim deputetët miratuan edhe pesë projektligje që lidhen me paketën e re fiskale. Konkretisht me...
Burimi:
javanews.al