“Pensionistët do të kenë lekë plus”, zyrtari socialist: Do t’ju mbeten para pasi të bëjnë pazaret
Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranës, Alfred Kika Muharemi, deklaron se pensionistët do të kenë më shumë para në dispozicion pas masave të parashikuara në buxhetin e vitit 2027. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, ai argumentoi se kombinimi i rritjes së pensioneve, indeksimit, uljes së TVSH-së për produktet e shportës dhe rimbursimit të barnave do të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të shpenzimeve për pensionistët. Sipas Muharemit, një pensionist që shpenzon aktualisht 20 mijë lekë të reja për ushqime, do të përfitojë nga ulja e kostos së produkteve, ndërsa dyfishimi i pensionit dhe indeksimi do t’i shtojnë të ardhurat. “Nëse një pensionist bën konsum 20 mijë lekë të reja për ushqim, automatikisht me buxhetin e ri të 2027-ës ka...
Burimi:
javanews.al