Buxheti 2027/ Bylykbashi nga Kuvendi: Është buxhet elektoral, qeveria po rrit taksat dhe përdor prokurimet për zgjedhje!

Buxheti 2027/ Bylykbashi nga Kuvendi: Është buxhet elektoral, qeveria po rrit taksat dhe përdor prokurimet për zgjedhje!

Gjatë diskutimeve parlamentare mbi projektbuxhetin e vitit 2027, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e cilësoi dokumentin financiar të qeverisë si një “buxhet elektoral”, duke argumentuar se mënyra e shpërndarjes së fondeve publike dhe rritja e barrës fiskale rëndojnë mbi qytetarët dhe ekonominë e vendit. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, ligjvënësi demokrat u ndal te rënia e kursit të këmbimit të euros nën kufirin e 90 lekëve (89.55 lekë), duke e konsideruar këtë zhvillim një goditje të rëndë për eksportuesit dhe familjet që varen nga remitancat. Sipas tij, ky zhvlerësim po dëmton sektorin fason dhe të ardhurat e emigrantëve, ndërsa qeveria po e paraqet si arritje ekonomike. Kritikat për taksat, shëndetësinë dhe trajtimin e protestuesve Duke iu referuar vlerës prej 10 miliardë...