U përjashtua nga forumet e PS, Elisa Spiropali shfaqet e qeshur në Kuvend dhe ulet mes kolegëve socialistë! (FOTO)

U përjashtua nga forumet e PS, Elisa Spiropali shfaqet e qeshur në Kuvend dhe ulet mes kolegëve socialistë! (FOTO)

Pas përjashtimit nga forumet e Partisë Socialiste, ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu bashkua punimeve të Kuvendit vetëm rreth orës 18:00, disa orë pasi seanca kishte nisur dhe pasi kryeministri kishte mbajtur fjalën për buxhetin 2027. Spiropali pati një bisedë të shkurtër me Bledi Çuçin, ndërsa më pas u ul në vendin e saj, pranë Lindita Nikollës, pa pasur komunikim me të. Prania e saj në krah të deputetëve socialistë vjen në një kohë kur mbetet e paqartë nëse ajo është përjashtuar edhe nga grupi parlamentar i PS-së. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të vijojë qëndrimin në Kuvend si deputete e pavarur, pasi zyrtarizimi i kërkesës për përjashtimin nga grupi parlamentar që ende pritet.