No Image Available

A e parashikoi Dr. Flori Shqipërinë e sotme? Këngët që prekin plagët e shoqërisë

Dymbëdhjetë vite pas ndarjes së tij nga jeta, këngët e Florian Kondit, i njohur për publikun si Dr. Flori, vazhdojnë të përcjellin mesazhe që lidhen me realitetin shqiptar. Përmes ironisë, kritikës sociale dhe zhgënjimit politik, krijimet e tij trajtuan fenomene që vijojnë të jenë pjesë e debatit publik edhe sot. Një prej tyre është kënga “Cerri”, e publikuar në vitin 2006, ku Dr. Flori ironizonte të rinjtë që përpiqeshin të ndërtonin identitetin përmes parasë, makinave luksoze, tatuazheve dhe një imazhi të huazuar. Personazhi i këngës synonte të shfaqej si dikush që nuk ishte, duke e lidhur vlerën personale me pamjen dhe statusin material. Një fenomen që në epokën e rrjeteve sociale ka marrë forma të reja, përmes ekspozimit të një jetese që jo gjithmonë përputhet...