Bushati: Rama po sillet si ‘lake i bindur’ i Izraelit, ja çfarë fshihet pas marrëdhënieve me Tel Avivin
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, analisti Andi Bushati komentoi marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me Izraelin, duke i lidhur deklaratat e fundit të palës izraelite me kursin diplomatik që qeveria shqiptare ka ndjekur ndaj Tel Avivit. Bushati theksoi se Rama ka mbajtur qëndrime të njëanshme pas sulmit të 7 tetorit, duke dënuar Hamasin, por pa kritikuar veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza. Ai solli në vëmendje edhe fjalimin e Ramës në Knesset, si dhe marrëveshjet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe shëndetësisë. Bushati u shpreh se këto qëndrime dhe bashkëpunime shpjegojnë edhe gjuhën e përdorur nga pala izraelite ndaj kryeministrit shqiptar, ndërsa vuri në pikëpyetje peshën e deklaratave diplomatike, duke kujtuar ndryshimet e qëndrimeve ndër vite në raport...
Burimi:
syri.net