Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bushati: Rama kontrollon 95% të mediave, ndryshe do t’i kishte dalë boja në këtë fushatë
👁13799
Në një analizë mbi klimën politike dhe mënyrën se si po zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet e 11 Majit në vendin tonë, analisti Andi Bushati deklaroi se Edi Rama nuk do të mund të mbante këtë lloj fushate po të mos kishte nën kontroll pjesën dërrmuese të mediave në vend. Në emisionin ‘Çim Peka Live’, Bushati u shpreh se Rama sot është ndryshe nga ai i vitit 2013, kur ende nuk kishte gjithë makinerinë propagandistike në dorë dhe mbështetej në mesazhe sociale, për barazi e drejtësi. “Kur nuk i kishte të gjitha mediat, fliste për lypsa, për solidaritetin, për sindikatat....