Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen

Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen

Andi Bushati komentoi protestën, duke u ndalur te kërkesat e protestuesve dhe reagimi i qeverisë. Bushati tha se edhe nëse në protestë do të dilnin dy milionë shqiptarë, në kushtet aktuale qeveria nuk do ta jepte dorëheqjen, ndërsa theksoi se suksesi i protestës nuk duhet të matet me rrëzimin e Edi Ramës. “Protesta na ka treguar që me qeverinë Rama në veçanti dhe me këtë klasë politike në përgjithësi, njerëzit janë të stërlodhur. Në këtë vend ka një pakënaqësi ekstreme. Është një masë e stërmadhe shqiptarësh që kanë kuptuar që mjaft është mjaft dhe me këtë regjim nuk shtyhet më, sepse jeta e tyre po bëhet më keq. Dhe në këtë kuptim, pavarësisht nga sasia e ditëve që dalin, protesta e ka arritur qëllimin. Kërkesat...