Burrat e kanë më të vështirë të dobësohen sepse dietat i shohin si “diçka për gratë”, zbulon studimi
Burrat mund ta kenë më të vështirë të humbin peshë jo vetëm për shkak të zakoneve të ushqyerjes, por edhe për mënyrën se si e perceptojnë vetë konceptin e dietës. Një studim i ri ka zbuluar se shumë burra e lidhin dietën me feminitetin, kufizimet dhe sakrificat, duke e parë atë si diçka të vështirë për t’u mbajtur për një periudhë të gjatë. Studiuesit nga Anglia Ruskin University intervistuan 24 burra të moshës mbi 30 vjeç për përvojat e tyre me programet për humbje peshe. Fjala “dietë” krijon menjëherë rezistencë Sipas rezultateve të publikuara në revistën shkencore “PLOS One”, shumë prej pjesëmarrësve e konsideronin fjalën “dietë” si diçka negative. Ajo lidhej me kufizime të mëdha, sakrificë, disiplinë të fortë dhe, në shumë raste, me pritjen...
Burimi:
syri.net