Burojnë miliona për Zhegroven/ Levizja e rradhës është bomba e merkatos për yllin nga Kosova

Burojnë miliona për Zhegroven/ Levizja e rradhës është bomba e merkatos për yllin nga Kosova

Edon Zhegrova mund të jetë futbollisti i radhës që i bashkohet kampionatit saudit, me Al Ittihad që ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të yllit kosovar. Sulmuesi anësor 26-vjeçar raportohet se ka tërhequr vëmendjen e klubit nga Arabia Saudite, i cili po kërkon përforcime të reja për krahët e sulmit. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Zhegrova është një nga tre emrat që ndodhen në listën e shkurtër të Al Ittihad. Më tej, Romano bën me dije se futbollisti kosovar është i hapur ndaj një transferimi në Arabinë Saudite. Kjo e bën pistën e Al Ittihad edhe më konkrete, teksa Zhegrova duket se nuk e përjashton një aventurë të re në futbollin saudit. Një tjetër zhvillim që i shton interesin kësaj historie...