Dortmund mjaftohet me një gol dhe merr kreun. Surpriza e këtij sezoni quhet Freiburg. Gruda gjen golin me Leipzig (video)
Pas hapit fals të Bayern që barazoi mbrëmë 1-1 ndaj Koln, Borussia Dortmund ka bërë më së miri detyrën duke fituar 0-1 në transfertën ndaj Borussia Monchengladabch, vendit të fundit në renditje. Verdhezinjtë vuajtën jo pak për të marrë tre pikët në këtë sfidë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 80-të, ku Felix Nmecha shënoi me një goditje fantastike me të djathtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila pas devijimit përfundoi në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Dortmund kryeson renditjen me 24 pikë, dy pikë më shumë se Bayern. Surprizë e këtij sezoni në Bundesligë mund të quhet Freiburg. Klubi i drejtuar nga Julian Schuster fitoi 0-1 në transfertë ndaj Elversberg dhe mban vendin e tretë në renditje me 22 pikë. Leipzig ka marrë...
Burimi:
telesport.al