FSHF jep njoftimin e rëndësishëm për trajnerët që duan të marrin kursin UEFA A. Ja deri kur lejohen aplikimet
Federata e Futbollit njofton hapjen e aplikimeve për Kursin UEFA A, një program formimi për trajnerët që synojnë të avancojnë më tej kualifikimin dhe përgatitjen e tyre profesionale në fushën e futbollit. Kursi do të zhvillohet në shtatë sesione, sipas kalendarit të përcaktuar nga FSHF, duke nisur më 18 janar 2027 dhe duke përfunduar më 18 qershor 2027. Për t’u pranuar në këtë kurs, kandidatët duhet të kenë ushtruar në mënyrë aktive licencën UEFA B për të paktën një vit, në pozicionin e zëvendëstrajnerit të skuadrave të Kategorisë Superiore, trajnerit të parë të skuadrave të Kategorisë së Parë ose trajnerit të parë të ekipeve të moshave U-19, U-17 dhe U-15. Përvoja duhet të jetë e verifikueshme nëpërmjet sistemit COMET. Kandidatët duhet të plotësojnë gjithashtu kriteret...
Burimi:
telesport.al