Burnley uron sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja feston datëlindjen dhe nuk harrohet nga ekipi anglez

Burnley uron sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja feston datëlindjen dhe nuk harrohet nga ekipi anglez

Armando Broja feston ditëlindjen dhe urimet për sulmuesin shqiptar nuk kanë munguar. Mes tyre ka qenë edhe klubi i tij, Burnley, që ka zgjedhur ta urojë publikisht 25-vjeçarin përmes rrjeteve sociale. Klubi anglez ka publikuar një mesazh të shkurtër: “Happy birthday to Armando Broja!”, duke i përcjellë urimet shqiptarit në këtë ditë të veçantë. Broja është një prej emrave më të rëndësishëm shqiptarë në futbollin europian, pavarësisht formës së dobët të treguar në vitet e fundit. Sulmuesi synon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të tregojë sërish potencialin që e ka bërë të spikatur që në moshë të re. Pas eksperiencave të ndryshme në Premier League dhe periudhave të vështira për shkak të dëmtimeve, shqiptari kërkon stabilitet dhe një sezon pozitiv....