Burnley nuk i del koha! Flemming i largohet në Premier League, Armando Broja është opsioni i parë

Burnley nuk i del koha! Flemming i largohet në Premier League, Armando Broja është opsioni i parë

Burnley nuk i del koha për të hyrë në merkato. Flemming është larguar nga ky ekip në orët e fundit, teksa ka shkuar te Ipswich. Një largim pasi Flemming kërkonte më shumë dhe kishte ambicie për Premier League. Ky sulnues ishte kryesori te Burnley dhe nuk po ndalej me golat e shënuar. Pas kësaj, vendi i Flemming hapet për Armando Brojën. Të paktën teorikisht, sulmuesi shqiptar mund të jetë opsioni i parë i Burnley pas largimit të Flemming, deri në moment që një eksperiment tjetër i trajnerit mund të rezultojë i suksesshëm. /Sport Ekspres/