Burimi:
Javanews.al

Burimi i vetëm i të ardhurave për shumë qytetarë, dëbora shkatërron frutikulturën në juglindje, fermerët: Të shpallet emergjencë!
👁3463
Një bukuri që vret mund të cilësohen këto pamje për kultivuesit e drufrutorëve në juglindje të vendit. Vala e dytë e të ftohtit në këtë zonë në një kohë kur kulturat e frutave kishin çelur lule ka shkatërruar thuajse plotësisht të gjithë prodhimin e pritshëm, shkruan A2. Një prej fermerëve tregon dëmin e shkaktuar dhe kërkesën që ka për institucionet shtetërore. Dëmet e pritshme në frutikulturë i pranon edhe specialisti i bujqësisë në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, por pa përcaktuar se si do të veprohet me fermerët e dëmtuar nga kushtet atmosferike. Në juglindje, fshatrat e Dvoranit dhe Kamenicës janë...