Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Burime arkivore për përkatësinë etnike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (nga shekulli XV)
Për përkatësinë etnike të Skënderbeut gjenden burime parësore të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të injorohen. Në këtë postim do të përmendim vetëm disa nga këto materiale nga epoka e Skënderbeut të cilat përcaktojnë atë prerazi si shqiptar. 1. Një raport i të dërguarit të Dukës së Milanos i vitit 1454, e quan Skënderbeun “Arbër të krishterë” (“quello Sanderbech…è christiano Albanexe”). 2. Humanisti dhe poeti italian Antonio Bonfini Asculano (1427-1502) e quan Skënderbeun “princ shqiptar” (“Sandorbegum Albanensem Principem”). 3. Edhe venecianët nuk e vunë asnjëherë në dyshim kombësinë shqiptare të Skënderbeut. Më 1464, një senator venecian u shpreh me zemërim për Skënderbeun, se “ne nuk i besojmë fare atij, sepse është arbër, tradhtar dhe i rrezikshëm” (“nuy non si fidamo di luy per niente,...