Burgu bashkon dy rivalët/ Meta dhe Veliaj ankohen nga qelia: Trajtim diskriminues, na mohohen të drejtat

Burgu bashkon dy rivalët/ Meta dhe Veliaj ankohen nga qelia: Trajtim diskriminues, na mohohen të drejtat

Zbardhen pretendimet  e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit. Siç mëson gazetarja Anila Hoxha nga burimet shumë të sigurta pranë këtij institucioni kryebashkiaku i Tiranës ka thënë se shoqërimi i tij nga forca të shumta policie drejt spitalit ka qenë jo proporcional dhe diskriminues. Po ashtu Veliaj ka paraqitur shqetësim edhe për mënyrën se si po trajtohet në qeli. Kurse ish presidenti Ilir Meta ka pretenduar se kur del në ajrim ka vërejtur masa të shtuara dhe se nuk e bën ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë. Meta është i shqetësuar për ushtrimin e aktivitetit sportiv që e ka të kufizuar dhe për izolimin. Një burim zyrtar i tha Anila Hoxhës se pasi dy komisionerë kundër torturës kanë administruar...