Burgjet, 735 punonjës konkurruan për gradën ”Kryeinspektor”

Burgjet, 735 punonjës konkurruan për gradën ”Kryeinspektor”

Në Pallatin e Kongreseve u zhvillua sot testimi për përzgjedhjen e kandidatëve për gradën “Kryeinspektor” në sistemin penitenciar. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se “735 punonjës i’u nënshtruan konkurrimit, i cili synon të testojë nivelin e njohurive profesionale dhe të identifikojë nevojat për trajnim të mëtejshëm”. Sipas Qoses “nga të testuarit, vetëm 350 do të arrijnë të fitojnë gradën “Kryeinspektor””. “Kjo është një mundësi për ecuri në karrierë brenda sistemit penitenciar, por edhe për të vendosur standardet e vendeve të Bashkimit Europian”, theksoi Qose. “Falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së...
Burimi: Kohajone.com