Burg për trafikantët e kokainës, lirohet një prej të arrestuarëve, SPAK gaboi me gjeneralitetet

Burg për trafikantët e kokainës, lirohet një prej të arrestuarëve, SPAK gaboi me gjeneralitetet

Kanë dalë për tu njohur me masën e sigurisë bosët e kokainës që sipas hetimeve të SPAK prej vitesh ishin të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve te bashkimit europian. Gjykata e Posaçme la në qeli 3 biznesmenët, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, ish-bosin e ‘Cinco’-s, Ermir Ndrejaj, të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të këtij operacioni. Ndërkohë gjyqtari vendosi që të lirojë nga burgu Ilir Lloshin, i kapur gjithashtu në kuadër të këtij aksioni, pasi rezultoi se ai nuk ishte përfshirë në grupin kriminal që trafikuan në total 6 ton kokainë...