Burg për Flodian Plakun: S’kam lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas, Policia erdhi tek unë se kam përdorur një “Golf”

Burg për Flodian Plakun: S’kam lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas, Policia erdhi tek unë se kam përdorur një “Golf”

Flodian Plaku TIRANË-Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024. Plaku i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka deklaruar para togëzave të zeza se Policia i ka shkuar para 10 ditësh, pasi përdorte një automjet tip 'Golf'. “Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam përdorur një “Golf” para 10 ditësh prandaj policia erdhi tek unë”, ka thënë ai. 'Golfi7', mjeti që çoi në gjurmët e 'Pole Qorrit' Identifikimi i Florian Plakut është kryer përmes një analize ADN-je, pasi gjurmët e tij të gishtave janë gjetur në një makinë Golf 7 që dyshohet se u përdor për largimin...