Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Burg ose gjobë të majme…”, ja si britanikët do të përndjekin trafikantët; në skaner edhe shqiptarët
Burg deri në 5 vjet ose një gjobë e majme. Kjo është masa ligjore që do të përballen jo vetëm trafikantët që organizojnë kalimin me varka të vogla të emigrantëve përmes La Manshit në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, por edhe ata që reklamojnë këtë ‘biznes’ në rrjetet sociale. Duket se kjo është masa më e fundit që Qeveria britanike do të aplikojë për të ndalur vërshimin e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa ndryshimi ligjor do ta bëjë një vepër penale specifike krijimin e materialeve për publikim online që promovojnë ose ofrojnë shërbime që do të çonin në shkelje të ligjit...