Buqetë me poezi të Teodor Kekos: Larg syve mbetën buzëqeshjet…

Buqetë me poezi të Teodor Kekos: Larg syve mbetën buzëqeshjet…

Teodor Keko (1958–2002) Teodor Keko është njëri ndë autorët më të dashur shqiptar. Shquhet për antikonformizmin, mjeshtrinë e të shprehurit thjesht dhe thukët dhe emocionalitetin në poezi. Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur me poezi të Kekos: UNË ‘AI’, TI ‘AJO’ Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.Ku ke shkuar? Unë s’e di.Ne u prishëm për hiçgjë,edhe gjatë do mbajmë mëri. Do harrohen telefonat,nëpër pellgje sytë do na thahen.Si prelud do bjerë nga qielli,një dëborë… kristal i bardhë. Dhe kështu, gjersa një ditë,të na thotë jeta ne: Harro!Do të mbesim anonimë,do të jemi ne përemra,Unë “Ai” dhe ti “Ajo”. Mbi ne ra ndarja si një dëborë,mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.Dhe vitet shkuan dalngadalë,ujrat u ndotët, lumejtë u thanë. Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,se...