Buna, një nga pasuritë natyrore më të veçanta të veriut
19 September, 2026 - 09:30 Mes peizazheve të gjelbra të veriut dhe ujërave që rrjedhin drejt Adriatikut, lumi Buna mbetet një prej pasurive më të veçanta natyrore të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga lumi Buna, duke vënë në fokus bukuritë natyrore të një prej zonave më të veçanta të veriut të Shqipërisë. Pamjet sjellin peizazhin e Bunës dhe natyrën përreth saj, duke përcjellë qetësinë dhe bukurinë e kësaj zone, e cila ndërthur lumin, gjelbërimin dhe peizazhin karakteristik të Shkodrës. Buna, që lidh liqenin e Shkodrës me detin Adriatik, përbën një pasuri të rëndësishme natyrore dhe një hapësirë me potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe aktiviteteve të ndryshme përgjatë lumit. Lumi Buna është një nga ekosistemet...
Burimi:
kultplus.com