Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bullgari/ Protesta kundër monedhës euro, ‘bashkimi me eurozonën, njësoj sikur ti hipim Titanikut’
👁14276
Protesta kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë po zhvillohen sot në Sofje dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që Brukseli pritet të japë ‘dritën jeshile’ në qershor për miratimin e euros si monedhë zyrtare të shtetit ballkanik. “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanikun,” – tha për agjencinë AFP Nikolai Ivanov, një ish-nëpunës i lartë civil në pension, gjatë një proteste të mëparshme kundër heqjes dorë nga leva, monedha kombëtare bullgare. Që prej fillimit të vitit 2024, kundërshtarët e anëtarësimit në eurozonë kanë organizuar një sërë protestash, duke kërkuar zhvillimin e...