Bujqësia shqiptare në krizë, rënie e sipërfaqeve të mbjella dhe mungesë financimi

Bujqësia shqiptare në krizë, rënie e sipërfaqeve të mbjella dhe mungesë financimi

Sektori i bujqësisë në Shqipëri po përballet me një krizë të thelluar për shkak të disa faktorëve të njëkohshëm: largimit të popullsisë nga zonat rurale, mungesës së fuqisë punëtore, pajisjeve të vjetra dhe mbështetjes së ulët financiare. Si rrjedhojë, kontributi i këtij sektori në rritjen ekonomike ka qenë negativ, ndërkohë që prodhimi vendor po tkurret. Sipas të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e tokës bujqësore të mbjellë ka rënë me rreth 20 mijë hektarë brenda gjashtë viteve. Në vitin 2019 u mbollën 696 mijë hektarë, ndërsa në vitin 2024 vetëm 677 mijë. Në këtë periudhë, rënie kanë pësuar shumica e kulturave...
Burimi: Sot.com.al